Ndërlidhjet

Rusi: Disa të arrestuar janë rusë, por ata nuk i dëmtuan SHBA-të


Ministria e jashtme e Rusisë ka pranuar se disa prej spiunëve të dyshuar të arrestuar në Shtetet e Bashkuara, janë shtetas rusë, por ka insistuar se ata nuk kanë bërë asgjë për t’i dëmtuar interesat e Shteteve të Bashkuara.

Në njoftimin e ministrisë, mëtutje thuhet se Rusia pret që Shtetet e Bashkuara “të tregojnë kuptim adekuat, duke marrë parasysh karakterin pozitiv të shkallës aktuale të zhvillimeve të raporteve ruso-amerikane”.

Këtë e theksoi edhe kryeministri rus, Vlladimir Putin, gjatë takimit me ish presidentin amerikan, Bill Klinton, i cili ishte në Moskë për të marrë pjesë në një konferencë për investime.

“Po shoh se policia juaj ka lëvizur dhe i ka burgosur disa njerëz dhe mendoj se kjo është punë e tyre. Shpresoj se trendi pozitiv në marrëdhëniet tona të dyanshme aktuale nuk do të dëmtohet nga këto ngjarje, tha Putin.

Shtetet e Bashkuara thonë se arrestimi i 11 personave të një unaze të dyshuar të spiunimit, nuk do të ketë ndikim në përpjekjet nga Uashingtoni dhe Moska për përmirësimin e raporteve.
XS
SM
MD
LG