Ndërlidhjet

Kabul: Militantët talibanë e sulmuan bazën e NATO-s


Militantët talibanë e kanë sulmuar një bazë të trupave të NATO-s në pjesën lindore të Afganitsanit, afër kufirit me Pakistanin.

Zëdhënësi i aleancës, Ian Baxter, ka konfirmuar se një grup i militantëve ka sulmuar, por nuk kanë mundur të hyjnë në bazën ajrore të NATO-s, afër Xhalalabadit, në provincën Nangahar.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se së paku një sulmues vetëvrasës e ka aktivizuar një makinë bombë afër bazës.

Trupat afgane dhe ato të NATO-s, kryesisht ushtarë amerikanë të vendosur në këtë bazë, i kanë luftuar sulmuesit.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, tha se gjashtë sulmues vetëvrasës talibanë e kanë shkatërruar aeroportin e fortifikuar.

Sipas tij, disa trupa afgane dhe të jashtme janë vrarë, por shifrat e dhëna nga talibanët rrallë herë konsiderohen si të besueshme.
XS
SM
MD
LG