Ndërlidhjet

Aloko: Ambasadori amerikan në Kabul më ka sugjeruar dorëheqje


Prokurori i përgjithshëm i Afganistanit, Ishaq Aloko, e ka akuzuar ambasadorin amerikan në Kabul, se i ka thënë që të ndërmarrë aksion kundër një bankieri afagan i dyshuar për involvim në vjedhje ose të japë dorëheqje.

Duke folur para reporterëve në Kabul, zoti Aloko tha se ambasadori amerikan, Karl Eikenberry, i ka thënë atij se “nëse nuk e burgosni Haji Muhammad Rafi Azimin, ju duhet të paraqisni dorëheqje”.

Aloko tha se zyra e tij nuk ka prova të mjaftueshme kundër Azimit, që është shef i lartë i një banke private afgane.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul ka refuzuar të komentoj.
XS
SM
MD
LG