Ndërlidhjet

BE ashpërson disiplinën financiare



Komisioni Evropian tha se 16 vendet e eurozonës mund ta humbin qasjen në fondet e BE-së dhe të detyrohen të depozitojnë mjete, nëse i shkelin rregullat e buxhetit për kufizimin e deficitit dhe borxhit.

Propozimi nga trupi ekzekutiv i BE-së është pjesë e përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të ashpërsuar rregullat e disiplinës së buxhetit për të shmangur një tjetër krizë të borxheve si ajo që e goditi Greqinë.

Propozimi tash do të studjohet nga ministrat e financave të BE-së.

Po sot, Banka Qendrore Evropiane tha se do t'u huazojë bankave komerciale afro 132 miliarda euro për tre muaj.

Shuma është më e vogël se sa pritej, duke lënë të kuptohet se bankat në eurozonë janë në gjendje më të mirë se sa mendohej më parë.
XS
SM
MD
LG