Ndërlidhjet

Zëri i presidentit kroat në filmin vizatimor



Presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviq e ka huazuar zërin e vet për filmin vizatimor "Nata dhe Dita", i cili do të emetohet në kuadër të një seriali për fëmijë.

Xhirimi është bërë në pallatin presidencial para një muaji dhe ka zgjatur gjysëm ore.

Në kabinetin e presidentit kanë konfirmuar se Josipoviq nuk ka marrë honorar.

Bëhet e ditur se Ivo Josipoviq e ka pranuar kërkesën nga Disney sepse bëhet fjalë për një përrallë pozitive.
XS
SM
MD
LG