Ndërlidhjet

Berlin: Presidenti nuk zgjedhet as në rrethin e dytë



Parlamenti i Gjermanisë nuk ia doli të zgjedhë presidentin as në rrethin e dytë të votimit, sepse asnjëri kandidat nuk e fitoi shumicën absolute.

Kandidati i koalicionit qeverisës, Kristian Vulf i cili shihej si favorit, fitoi 615 vota, 15 më shumë se në rrethin e parë, por 29 më pak nga votat e nevojshme.

Kandidati i opozitës Joahim Gauk fitoi në rrethin e dytë nëntë vota më pak, 490. Partitë që e kanë propozuar kanë 462 delegatë.

Vendimi do të merret në votimin e tretë, kur fiton kandidati që e ka shumicën e thjeshtë.

Presidenca kryesisht është post ceremonial, por gara shihet si test për fuqinë e koalicionit konservator të kancelares Angela Merkel.

Presidenti zgjedhet nga një Asamble e posaçme prej 1244 përfaqësuesve, përfshirë të gjithë 622 anëtarët e parlamentit federal, dhe numër të barabartë të delegatëve nga të gjitha landet federale.
XS
SM
MD
LG