Ndërlidhjet

Kabul: NATO-ja thotë se janë vrarë shumë talibanë


Forcat e NATO-s thonë se kanë vrarë “një numër të madh” të luftëtarëve talibanë dhe e kanë zënë një shef të tyre, pas ndërhyrjes në bazën e kryengritësve në pjesën jugore të provincës Helmand.

Luftimi filloi kur trupat e NATO-s e rrethuan bazën e talibanëve në Baghran, ndërsa ata filluan të përgjigjen me të shtëna nga armët dhe me raketa.

Pas luftimeve u zë një shef i talibanëve, i cili ishte plagosur.
XS
SM
MD
LG