Ndërlidhjet

Kosovë: Rrustemi thotë se nuk ka konfirmim për tërheqje të serbëve


Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Naim Rrustemi, i tha Radios Evropa e Lirë, se nuk ka konfirmim zyrtar për tërheqjen e tri nënshkrimeve të deputetëve serbë për kërkesën për shqyrtimin në Gjykatën Kushtetuese, nëse Fatmir Sejdiu po bënë shkelje të Kushtetutës, duke i mbajtur dy poste, atë të presidentit dhe të postit të ngrirë të kryetarit të LDK-së.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se deputeti serb, Mihajllo Shqepanoviq, ka thënë se ai së bashku me dy serbët e tjerë, Dragisha Miriq dhe Vlladimir Todoroviq, i kanë tërhequr nënshkrimet.

Pavarësisht nga kjo, Naim Rrustemi thotë se “Gjykata Kushtetuese e mban të drejtën që të vazhdojë dhe procedojë me lëndën dhe të tregojë nëse presidenti bën shkelje serioze të Kushtetutës”.
XS
SM
MD
LG