Ndërlidhjet

Petreus: Të zvogëlojmë viktimat civile


Komandanti i ri i trupave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, gjenerali Dejvid Petreus, premtoi se do të bëjë gjithçka të mundur për të shmangur viktimat në mesin e civilëve afganë.

“Në luftën kundër militantëve, njerëzit janë kryesorët, ndaj ne duhet të bëjmë gjithçka të mundur që të mbrojmë popullsinë dhe të zvogëlojmë humbjen e jetëve të civilëve”, tha Petreus.

Ai i bëri këto komente në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, në Bruksel.

Të mërkurën, Senati i Shteteve të Bashkuara konfirmoi zgjedhjen e gjeneralit Petreus për komandant të trupave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan.

Ai vjen në vend të gjeneralit Stenli MekKristal, i cili u shkarkua javën e kaluar, pasi i kishte kritikuar zyrtarët më të lartë amerikanë në një artikull në revistën “Rolling Stone”.
XS
SM
MD
LG