Ndërlidhjet

Turqi, Izrael: Bisedime sekrete


Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Izraelit janë takuar për të diskutuar marrëdhëniet e përkeqësuara, së fundi, mes dy vendeve.

Ahmet Davutoglu dhe homologu i tij izraelit, Benjamin Ben Eliezer, kanë mbajtur takim të fshehtë në Bruksel.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit janë përkeqësuar pas sulmit izraelit në flotën turke, që dërgonte ndihma për Gazën.

Menjëherë pas, Turqia kishte tërhequr ambasadorin e saj nga Tel Avivi dhe kishte anuluar stërvitjet e planifikuara ushtarake.

Turqia i bën thirrje Izraelit të kërkojë falje dhe të pajtohet për hetimin ndërkombëtar të sulmit, i cili shkaktoi vdekjen e nëntë aktivistëve turq pro-palestimezë.
XS
SM
MD
LG