Ndërlidhjet

Vulf bën betimin e presidentit


Kristian Vulf ka bërë betimin e presidentit të Gjermanisë. Gjatë fjalimit, ai theksoi nevojën e "ndërtimit të urave" mes shtresave të ndryshme të shoqërisë.

"Diversiteti ynë nganjëherë është burim tensioni, por, në fund të fundit, është edhe burim i ideve dhe mundësive për ta parë botën nga një kënd tjetër“, u ka thënë Vulf Dhomave të Parlamentit.

Kandidati i kacelares Angela Merkel është zgjedhur president i Gjermanisë në raundin e tretë të votimeve.

Kristian Vulf, në dy raundet e para, nuk ia doli të sigurojë shumicën absolute të votave në Parlamentin Federal, meqë anëtarët e partive të koalicionit nuk ishin unikë.
XS
SM
MD
LG