Ndërlidhjet

Kosovë: KFOR-i i dënon aktet e dhunës


Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, ka shprehur keqardhje të thellë për viktimat e dhunës në veriun e Mitrovicës.

“Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e atyre që kanë pësuar”, ka thënë gjenerali Bentler, nëpërmjet një kumtese.

Sipas tij, “KFOR-i e njeh të drejtën për demonstrim paqësor dhe fuqishëm i dënon aktet e dhunës”.

Mëtutje ai ka theksuar se nuk do të tolerohet “asnjë akt, i cili kërcënon sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë”.

Nga shpërthimi i djeshëm në pjesën veriore të Mitrovicës është vrarë një person dhe janë plagosur 11 të tjerë.
XS
SM
MD
LG