Ndërlidhjet

Kabul: Petraeus kërkon unitet për luftën në Afganistan


Komandanti i ri i forcave të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në Afganistan, David Petraeus, ka bërë thirrje për unitet të përpjekjeve civile dhe ushtarake në luftën në Afganistan.

Këto komente ai i bëri sot duke folur para afro 1700 mysafirëve afganë, amerikanë dhe ndërkombëtarë, në Ambasadën amerikane në Kabul.

Kjo ishte paraqitja e tij e parë publike, pas arritjes së tij të djeshme në Kabul.

Ai në këtë post u emërua pas shkarkimit të gjeneralit amerikan, Stanley McChrystal, i cili në mënyrë publike i kritikoi zyrtarët e lartë civilë të Shteteve të Bashkuara, në një intervistë për një revistë amerikane.
XS
SM
MD
LG