Ndërlidhjet

Kirgizi: U inaugurua presidentja Otunbayeva


Në Bishkek të Kirgizisë sot është inauguruar presidentja e re e këtij vendi, Roza Otunayeva, duke u bërë kështu femra e parë presidente në rajon.

Zonja Otunbayeva, 59 vjeçare, ka premtuar “shtimin e përpjekjeve për krijimin e një kulture të re politike, të bazuar në respektimin e sundimit të ligjit”.

Përurimi u bë një ditë, pasi zyrtarët zgjedhorë i konfirmuan rezultatet e referendumit të javës së kaluar, me ç’rast u miratua Kushtetua e re, që parasheh se Kirgizia është demokraci parlamentare.
XS
SM
MD
LG