Ndërlidhjet

Kosovë: Zanier e dënon sulmin dhe kërkon përmbajtje


Shefi i misionmit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zanier, sot e ka dënuar sulmin me bombë në Mitrovicë, nga i cili dje është vrarë një person dhe janë plagosur 11 të tjerë.

Duke i shprehur ngushëllime familjes së mjekut të vrarë, Mehsud Xhekoviq, zoti Zanier ka bërë thirrje për “të gjitha palët për përmbajtje nga provokimet”, njoftoi zyra e tij.

Shefi i UNMIK-ut mëtutje tha se shpreson se autoritetet do të ndërmarrin “masa urgjente, në mënyrë që kryerësit të nxirren para drejtësisë”.
XS
SM
MD
LG