Ndërlidhjet

Kabul: Petreus merr komandën e forcave ndërkombëtare



Gjenerali amerikan, Dejvid Petreus, ka marrë sot komandën e forcave ndërkombëtare në Afganistan. Në ceremoninë e zhvilluar në Kabul Petreusit iu dorëzuan dy flamuj, ai i SHBA-ve dhe i NATO-s.

“Jemi këtu për të fitur”, tha gjenerali Petreus përpara pjesëmarrësve. “Jemi të përfshirë në Afganisatn mbi bazën e vullnetit dhe kemi arritur në një moment kritik”.

Petreus do të komandojë një forcë prej 130 mijë ushtarësh dhe e morri detyrën në kohën kur janë rritur viktimat nga sulmet e talibanëve. Qershori ishte muaji më vdekjeprurës për forcat aleate në Afganistan që nga tetori i vitit 2001, kur filloi operacioni.
XS
SM
MD
LG