Ndërlidhjet

Tiranë: MPJ reagon ndaj sulmit në Greqi



Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka kërkuar zbardhjen e incidentit të ndodhur sot në Agrinjio të Greqisë, ku janë plagosur tre shtetas shqiptarë. Persona të armatosur dhe me maska kanë sulmuar një lokal ku kishin ndaluar tre autobusa të linjës Tiranë-Athinë.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dërguar në vendngjarje diplomatët shqiptarë në Athinë e Janinë dhe është në kontakt me forcat e rendit për zbardhjen e ngjarjes.
XS
SM
MD
LG