Ndërlidhjet

Klinton: Të zgjidhet konflikti në Nagorni-Karabak



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Armenia e Azerbaxhiani të arrijnë një marrëveshje përfundimtare rreth rajonit të Nagorni Karabakut.

“Para së gjithash është në interesin e banorëve të Nagorni Karabakut, por padyshim dhe të Azerbaxhianit, Armenisë dhe rajonit, që të punoni maksimalisht së bashku në mënyrë që të gjeni një zgjidhje të pranueshme e përfundimtare për këtë konflikt”, tha Klinton.

Klinton në Jerevan arriti nga Bakuja e Azerbaxhianit. Në të dyja vendet ajo u takua me zyrtarët më të lartë. Nagorni Karabak është rajon në Azerbaxhian i banuar me armenë.

Hillari Klinton sot do të vizitojë Gjeorgjinë.
XS
SM
MD
LG