Ndërlidhjet

Hillari Klinton viziton Gjeorgjinë



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka udhëtuar sot drejt Gjeorgjisë, që është ndalesa e fundit e turneut të saj në Evropën Lindore dhe në Kaukaz. Në Tbilisi Klinton do të takohet me presidentin Mihail Sakashvili.

Klinton arrin në Tbilisi nga kryeqyteti armen. Në Jerevan ajo tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Armenia e Azerbaxhiani të arrijnë një marrëveshje përfundimtare rreth rajonit të Nagorni Karabakut.

“Para së gjithash është në interesin e banorëve të Nagorni Karabakut, por padyshim dhe të Azerbaxhianit, Armenisë dhe rajonit, që të punoni maksimalisht së bashku në mënyrë që të gjeni një zgjidhje të pranueshme e përfundimtare për këtë konflikt”, tha Klinton.
XS
SM
MD
LG