Ndërlidhjet

Bajden: Irakianët t’i japin fund bllokadës politike



Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, ka kërkuar nga udhëheqësit irakianë të lënë mënjëanë dallimet dhe të formojnë qeverinë. Iraku edhe katër muaj pas zgjedhjeve nuk ka ende qeveri, për shkak të mosmarrëveshjeve mes grupimeve politike.

Bajden në ditën e tretë dhe të fundit të vizitës në Irak u takua me presidentin Xhalal Talabani. Të dielën Bajden bisedoi me dy drejtuesit kryesorë politikë në vend ish kryeministrin, Ijad Allaui dhe kryeministrin aktual, Nuri al Maliki.
XS
SM
MD
LG