Ndërlidhjet

EULEKS: Dënohet ashpër sulmi kundër deputetit të Kosovës


Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEKS, ashpër e ka dënuar sulmin kundër anëtarit të Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiq.

“EULEKSI-i kërkon kthimin e qetësisë dhe fton për sjellje me përgjegjësi nga të gjitha palët”, thuhet në njoftimin e këtij misioni.

Mëtutje, EULEKS-i thekson se “përdorimi i dhunës është tërësisht i papranueshëm”, duke shtuar se ky mision e “mbështet policinë e Kosovës në hetimet e saj për gjetjen e autorit ose autorëve të sulmit tragjik të së premtes dhe atij me të shtëna sot”.

Misioni konsideron se “spekulimet se çfarë mund të jenë konkludimet e këtyre hetimeve, nuk janë të dobishme”.
XS
SM
MD
LG