Ndërlidhjet

Dëshmitari: Krimet i kanë bërë grupet e ftuara nga Pllavshiq


Dëshmitari Momçillo Mandiq, deklaroi sot në procesin gjyqësor kundër të akuzuarit Radovan Karaxhiq, në Tribunalin e Hagës, se në pranverë të vitit 1992, krimet kundër joserbëve në Bosnjë Hercegovinë, i kanë bërë formacionet paraushtarake nga Serbia, të cilat i ka ftuar Bilana Pllavshiq.

“Në Kuvendin e Republikës Serbe ajo ka thënë se vetë e ka ftuar Zhelko Razhnjatoviqin – Arkanin dhe grupet e tij”, tha Mandiq, që dikur ishte në mesin e udhëheqësve të Republikës Serbe në Bosnjë.

Ai tha se pjesëtarët e grupeve paraushtarake ishin “keqbërës, që kishin plaçkitur së pari joserbët, e pastaj edhe serbët” dhe se “kishin dhunuar gra dhe vrarë”.

Dëshmia e tij vazhdon edhe nesër.
XS
SM
MD
LG