Ndërlidhjet

OSBE: Dënohet sulmi kundër anëtarit të Kuvendit të Kosovës


Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Verner Almhofer, e ka dënuar sumin me armë zjarri kundër Petar Miletiqit, anëtar i Kuvendit të Kosovës, që ndodhi sot në pjesën veriore të Mitrovicës, ka njoftuar OSBE-ja.

“Ky sulm paraqet shkak plotësues për shqetësim lidhur me situatën e sigurisë në Mitrovicën veriore, pas incidentit të dhunshëm më 2 korrik, në të cilin u vra një person dhe shumë të tjerë u plagosën”, ka thënë ambasadori Almhofer.

Mëtutje, bëhet thirrje për “hetimin e këtij rasti dhe sjelljen paradrejtësisë të autorëve”.

Anëtarit të Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiq, OSBE i dëshiron shërim të shpejtë nga plagosja dhe kthim në detyrat e tij.
XS
SM
MD
LG