Ndërlidhjet

Rumani: Nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak, dhjetë të vrarë


Dhjetë persona janë vrarë nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak në Rumani, pak kohë pasi ishte ngritur nga pista.

Shërbimet e emergjencës njoftuan se tre persona të tjerë janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve serioze.

Aeroplani i tipit sovjetik Antonov, u përplas në tokë dhe u ndez në një aeroport afër qytetit port Konstanca, në Detin e Zi.

Të dhjetë personat në aeroplan ishin parashutista që ndodheshin në një fluturim stërvitor.

Ekuipazhi ishte i përbërë nga tre anëtarë.

Tash për tash nuk dihen shkaqet e kësaj përplasjeje.
XS
SM
MD
LG