Ndërlidhjet

OKB: Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën


Situata në Kosovë, e veçanërisht gjendja në pjesën veriore të Mitrovicëvs, do të jetë temë kryesore e diskutimit të sotëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Këtë seancë e ka kërkuar Serbia, pas eksplodimit të së premtes së kaluar në pjesën veriore të Kosovës, me ç’rast një person u vra dhe 11 të tjerë ishin plagosur.

Në takim merr pjesë ministri i jashtëm i Kosovës, Sakender Hyseni, dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG