Ndërlidhjet

Obama: Lidhjet SHBA-Izrael, të pathyeshme


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se lidhjet mes SHBA-ve dhe Izraelit janë të "pathyeshme“. Ai i bëri këto komente gjatë takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, në Shtëpinë e Bardhë.

Obama vlerësoi hapat e fundit të marrë nga Izralei lidhur me Rripin e Gazës. Qeveria izraelite ka lehtësuar hyrjen e mallrave në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

Obama dhe Netanjahu diskutuan gjithashtu për programin bërthamor të Iranit. Presidenti amerikan tha se Uashingtoni do të vazhdojë t'i bëjë presion Teheranit, përderisa Netanjahu bëri thirrje për "sanksione më të ashpra" kundër tij.
XS
SM
MD
LG