Ndërlidhjet

Afganistan: Britanikët më pak përgjegjësi


Trupat britanike priten të tërhiqen nga zonat kyçe në Afganistanin jugor, duke ua kaluar përgjegjësitë forcave amerikane. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Liam Fox, pritet t’i konfirmojë Parlametit se ushtarët e Britanisë do të mund të tërhiqen nga qarku Sangin i provincës Helamnd në fund të vitit.

Kontingjenti britanik ka pësuar humbjet më të mëdha në këtë qark, me 99 ushtarë të vrarë, që nga fillimi i konfliktit në Afganistan.

Britania ka rreth 10,000 trupa në këtë vend, shumica të pozicionuara në provincën Helamnd.
XS
SM
MD
LG