Ndërlidhjet

PE diskuton situatën në Kirgizi


Situata në Kirgizi do të përfshihet në agjendën e sotme të diskutimeve të Parlamentit Evropian.

Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, tha se Parlamenti do të diskutojë referendumin kushtetues, që e bëri Kirgizinë demokracinë e parë parlamentare në Azinë Qendrore.

Eshton ka kërkuar nga autoritetet kirgize që të sigurojnë se zgjedhjet paralamentare, të planifikuara për 10 tetor, do të jenë në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG