Ndërlidhjet

Hagë: Hetohen kërcënimet e Sheshelit


Tribunali për krime lufte në ish-Jugosllavi po heton pohimet se lideri ultra-nacionalist, Vojisllav Sheshel, nga burgu ka kërcënuar udhëheqësin e opozitës serbe, Tomisllav Nikolliq.

Zëdhënësja Nerma Jelaçiq tha se gjykata po heton nëse ka pasur, siç tha ajo, “prishje të sigurisë” në njësinë e paraburgimit ku ndodhet Shesheli.

Muajin e kaluar, partia e Nikoliqit tha se ky i fundit ishte në shënjestër të një tentative për vrasje, të urdhëruar nga rivali i tij politik, Vojisllav Sheshel.

Sheshel po përballet me drejtësinë në lidhje me krimet ndaj kroatëve, myslimanëve dhe joserbëve të tjerë, në periudhën 1991-1993.
XS
SM
MD
LG