Ndërlidhjet

PE diskuton propozim-rezolutën për Kosovën


Parlamenti Evropian diskuton sot për Kosovën. Temë e debatit do të jetë propozim-rezoluta për Kosovën, për të cilën do të votohet nesër.

Propozim-rezolutën e ka paraqitur në emër të Komitetit për Politikë të Jashtme deputetja austriake, Ulrike Lunaçek.

Rezoluta, mes tjerash, kërkon njohjen e Kosovës nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilat ende nuk e kanë bërë një hap të tillë.

Pjesë të tjera të rëndësishme që pritet të miratohen në rezolutë janë edhe thirrjet për EULEX-in dhe autoritetet kosovare që të bëjnë më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po ashtu, pritet të kërkohet nga Beogradi që të mos i mbështesë strukturat paralele në Kosovë.

Me anë të rezolutës, Paralmenti Evropian pritet të nënvizojë se e ardhmja e Kosovës është në integrimet evropiane si një shtet i pavarur dhe se nuk është e pranueshme ndarja eventuale e saj.
XS
SM
MD
LG