Ndërlidhjet

SHBA: I mundshëm “këmbimi i spiunëve”


Dhjetë personat e dyshuar se janë spiunë të Rusisë, pritet që sot të paraqiten së bashku në një gjykatë federale në Nju Jork, në periudhën kur flitet për një shkëmbim të mundshëm me të dyshuarit për spiunim që mbahen në Rusi.

Raportohet se 5 prej 10 personave të dyshuar rusë, gjatë ditës së djeshme, janë transferuar nga Bostoni dhe Virgjinia në Nju Jork, ku aktualisht gjenden edhe pesë spiunët e tjerë të dyshuar.

Çështja e “këmbimit të spiunëve” është paraqitur gjatë ditës së djeshme, kur një avokat i shkencëtarit rus, që mbahet i burgosur në Rusi për spiunim, tha se ai mund të shkëmbehet gjatë ditës së sotme, për disa nga spiunët e dyshuar rusë në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG