Ndërlidhjet

Tadiç viziton Podgoricën



Presidenti serb, Boris Tadiç, ka filluar një vizitë dy ditore në Mal të Zi. Tadiçi do të takohet me presidentin dhe kryeministrin e Malit të Zi si dhe do të vizitojë Kishën Ortodokse Serbe dhe disa investime serbe në këtë vend. Për mediat, para vizitës, Tadiç deklaroi se synon të dëshmojë se Beogradi nuk e kundërshton shtetësinë e Malit të Zi.

Ditë më parë Tadiçi ka theksuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Podgorica paraqet problem për raportet mes dy vendeve.
XS
SM
MD
LG