Ndërlidhjet

Mattis emërohet komandant i përgjithshëm në Irak dhe Afganistan


Gjenerali James Mattis është rekomanduar nga ana e Pentagonit të marrë komandën e përgjithshme të luftërave në Irak dhe Afganistan.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, duke bërë publik vendimin për të rekomanduar atë si shef të ardhshëm të Komandës Qendrore, tha se “Mattis ishte njëri nga mendimtarët më inovativë të ushtirsë amerikane”.

“Gjenerali Mattis ka dëshmuar të jetë një nga mendimtarët më inovativë. Njohuritë e tij rreth natyrës së luftës në shekullin 21 kanë ndikuar pikëpamjet e mia personale rreth asaj se si forcat e armatosura duhet të jenë të formuara në të ardhmen”, ka thënë Gates.

Presidenti Obama duhet të zyrtarizojë emërimin, i cili më pas kalon në Kongres për miratim.

Mattis është kreu aktual i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe më herët ka udhëhequr trupat në Irak dhe Afganistan.
XS
SM
MD
LG