Ndërlidhjet

Thaçi udhëton për në Dubrovnik


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Dubrovnik të Kroacisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të liderëve të Evropës dhe Amerikës Veriore “Samiti i Kroacisë 2010”, njofton kabineti i i zotit Thaçi.

Në këtë samit, ku marrin pjesë kryeministra të vendeve të rajonit dhe ministra e zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministri i Kosovës do të marrë pjesë në diskutimin e çështjeve që ndërlidhen me zhvillimet pas krizës ekonomike globale.

Samiti pritet të diskutojë edhe çështjet e sigurisë globale dhe relacionet transatlantike, me theks të veçantë integrimin e vendeve të rajonit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Bashkëpunimi rajonal dhe vizioni për Evropën Juglindore është tema tjetër e samitit, ku, siç bëhet e ditur, delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës do të marrë pjesë aktivisht.

Kryeministri Thaçi, në Samitin e Kroacisë, do të paraqesë vizionin dhe angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e të gjitha kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
XS
SM
MD
LG