Ndërlidhjet

Ballkani shqyrton mundësinë e angazhimit në Afganistan


Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi po shqyrtojnë mundësinë e angazhimit të përbashkët me forcat e udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan, tha minsitri i Jashtëm kroat, Goran Jandrokoviq.

"Një nga mundësitë është që Bosnja dhe Mali i Zi të dërgojnë instruktorë ushtarakë, të cilët së bashku më instruktorët kroatë, do t'i ndihmonin forcat afgane në Kabul", shtoi ai.

Jandrkoviq i bëri këto komente pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të Kartës Adriatike në Dubrovnik të Kroacisë. I pranishëm si vëzhgues ishte edhe shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni.

Aktualisht, Kroacia ka rreth 320 trupa në Afganistan, ndërsa Bosnja dhe Mali i zi kanë 10, përkatësisht 30 ushtarë.
XS
SM
MD
LG