Ndërlidhjet

Pakistan: Rritet në 102 numri i viktimave


Ka arritur në 102 numri i viktimave që pësuan nga sulmi i së premtes në një rajon fisnor të Pakistanit. Dhjetëra persona konsiderohen ende të zhdukur.

Sulmuesi shpërtheu eksplozivët e tij para zyrës së administratorit të lartë të fshatit Yaka Ghund në provincën Mohmand.

Militantët talibanë dhe ata të Al-Kaidës besohet të fshihen në këtë rajon. Ushtria pakistaneze ka kryer një numër operacionesh kundër kryengritësve në Mohmand, por nuk ka qenë në gjendje të pastrojë zonën.
XS
SM
MD
LG