Ndërlidhjet

Obama ofron angazhim për krijimin e shtetit palestinez


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, përmes telefonit, ka siguruar presidentin e autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, për angazhimin e tij rreth krijimit të shtetit palestinez.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i zotit Abbas, Nabil Abou Roudeina.

Thirrja e Obamës pason takimin e tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, në Shtepinë e Bardhë. Dy zyrtarët e lartë, mes tjerash, biseduan për çuarjen përpara të procesit të paqes.
XS
SM
MD
LG