Ndërlidhjet

Vendimi i apelit të Haradinajt më 21 korrik


Vendimi i apelit në rastin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, do të publikohet më 21 korrik, ka bërë të ditur Tribunali i Hagës, ndërsa raporton “Turkish Weekly”.

Haradinaj, së bashku me dy udhëheqës tjerë të UÇK-së, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, u paraqitën në gjykatë në vitin 2007.

Ata u akuzuan për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, torturë dhe dhunim të civilëve serbë, si dhe kolaboracionistëve të dyshuar shqiptarë të Kosovës, gjatë luftës së vitit 1999.

Në prill të 2008-ës, Haradinaj dhe Balaj u liruan nga të gjitha akuzat kundër tyre, ndërsa Brahimaj u shpall fajtor për trajtim mizor dhe torturë, dhe u dënua me gjashtë vjet burg.
XS
SM
MD
LG