Ndërlidhjet

Thaçi: Jo shkëmbimit të territoreve


Kosova nuk do të marrë në konsideratë asnjë shkëmbim territoresh me Serbinë për të zbutur tensionet në rajon, sepse një hap i tillë mund të ketë pasoja të gjera negative, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

“Është një ide shumë e keqe. Qëllimi im nuk është ndryshimi i kufijve, por integrimi në strukturat euro-atlantike”, ka thënë Thaçi për agjencinë Reuters.

“Nëse tolerojmë ndryshimin e kufijve, atëherë do të ketë një efekt zinxhiror dhe pasoja për tërë rajonin. Pasojat do të ndihen në Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë. Secili vend i rajonit ka Mitrovicën e vet”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri kosovar po merr pjesë në Samitin e Kroacisë që po mbahet në Dubrovnik. Serbia ka bojkotuar takimin, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.
XS
SM
MD
LG