Ndërlidhjet

Kabul: Vriten 5 ushtarë të NATO-s


Pesë trupa të NATO-s kanë humbur jetën në Afganistan. Bëhet e ditur se tre ushtarë janë vrarë nga sulmi me bomba në pjesën lindore të vendit, ndërsa dy të tjerët nga shpërthimet në jug.

Nacionaliteti i të vrarëve nuk është bërë ende i ditur.

Vetëm në muajin e fundit janë vrarë 102 trupa të huaja, shifër kjo që shënon numrin më të madh të viktimave brenda një muaji që prej fillimit të konfliktit në Afganistan, në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG