Ndërlidhjet

15-vjetori i Masakrës së Srebrenicës


Sot shënohet 15-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, në të cilën paramilitarët serbë të Bosnjës ekzekutuan mbi 8000 burra dhe djem myslimanë.

Mijëra veta pritet të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet në qendrën përkujtimore Potoçari, ku edhe do të varrosen rreth 775 mbetje mortore, të identifikuara së fundi.

Presidenti serb, Boris Tadiq, homologu i tij kroat, Ivo Josipoviq, dhe kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, janë në mesin e udhëheqësve pjesëmarrës.
XS
SM
MD
LG