Ndërlidhjet

Përpjekje të reja të kompanisë BP


Gjiganti energjetik British Petrolium ka hequr kapakun e kontrollit nga gypi i dëmtuar i naftës, për të instaluar një tejtër më të madh. Kapaku i ri besohet se do të ndalojë tërësisht rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës. Autoritetet thonë se procedura do të zgjasë 4 deri në 7 ditë.

BP ka qenë nën presion të madh për të ndaluar rrjedhjet që kanë ndotur të gjitha shtetet e Gjirit. Rreth 60,000 fuçi naftë rrjedhin çdo ditë nga gypi i dëmtuar.

Kjo vlerësohet të jetë katastrofa më e madhe mjedisore në historinë e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG