Ndërlidhjet

Abas: Bisedimet direkte, të padobishme


Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abas, tha se rifillimi i bisedimeve të drejtpërdrejta me Izraelin, nën kushtet aktuale, do të ishte i kotë.

Pa marrë parasysh insistimin e Shteteve të Bashkuara, Abas është këmbëngulës në vendimin për të mos rinisur bisedimet, derisa kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, të ndërpresë ndërtimin e vendbanimeve dhe të pajtohet për vazhdimin e negociatave e jo për fillimin e ri të tyre.

Netanjahu nuk ka pranuar asnjërin nga këto kushte. Ai ka urdhëruar kufizimin e ndërtimeve të reja, por jo edhe ngrirjen e plotë të tyre.

"Nëse izraelitet thonë: le t'i fillojmë negociatat nga e para, kjo është e kotë dhe e padobishme", ka thënë Abas.


XS
SM
MD
LG