Ndërlidhjet

Kameron: Gjenocidi në Srebrenicë ka turpëruar Evropën


Masakra e Srebrenicës nuk duhet harruar kurrë dhe ajo është një gjenocid që ka turpëuruar gjithë Evropën, ka thënë kryeministri britanik, Dejvid Kameron.

"Të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit, u shpreh keqardhjen time të thellë", thuhet në deklaratën e kryeministrit britanik.

"Për hir të viktimave, jemi të obliguar që t'i kërkojmë pandalur të akuzuarit për këtë krim, derisa ata të sillen para drejtësisë. Qeveria britanike nuk do t'i ndalë përpjekjet për të sjellë Ratko Mlladiqin para Tribunalit të Hagës, por edhe të arratisurit e tjerë, si Goran Haxhiq. Në të njëjtën kohë, duhet të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme të ndritshme për Bosnjën dhe rajonin", thuhet në deklaratën e zotit Kameron.

XS
SM
MD
LG