Ndërlidhjet

Mandela do të përshëndesë tifozët


Nelson Mandela, ish-presidenti i Afrikës së Jugut dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, do t’i përshëndesë të pranishmit në stadium, gjatë ndeshjes së sotme finale Holandë-Spanjë

Nipi i Mandelës ka thënë se pas përshëndetjes, planifikohet që ish-presidenti 91-vjeçar të kthehet në shtëpi.

Kreu i FIFA-s, Sep Blater, më herët kishte shprehur dëshirën që Kupa e Botës, ekipit fitues t’i jepej nga Mandela. Për shkaqe shëndetësore, kjo duket të jetë e parealizueshme.

Mandela është simbol i Afrikës së Jugut në luftën kundër aparteidit.
XS
SM
MD
LG