Ndërlidhjet

Afganistan: Janë vrarë 7 ushtarë të NATO-s dhe 6 policë afganë


Së paku 6 policë afganë, një zyrtar lokal dhe shtatë ushtarë të NATO-s, janë vrarë në sulme të ndara në pjesën veriore të Afganistanit, gjatë fundjavës.

Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja, nëpërmjet një kumtese, njoftoi se një ushtar ishte vrarë të dielën, ndërsa 6 të tjerë ishin vrarë në incidente të ndryshme luftarake gjatë ditës së shtunë.

Në provincën Kunduz janë vrarë 6 policië afganë, kur militantët talibanë e sulmuan një bazë të tyre të shtunën gjatë natës.

Autoritetet poashtu kanë njoftuar se të shtunën nga një sulm mje bombë është vrarë një zyrtar lokal dhe shoferi i tij.
XS
SM
MD
LG