Ndërlidhjet

BP: Rrjedhja e naftës arriti në 3.5 miliardë dollarë


Gjiganti britanik, British Petroleum (BP), thotë se çmimi i veprimeve lidhur me rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, ka arritur në 3.5 miliarda dollarë.

Kompania tha sot se në këtë shumë përfshihen afro 165 milionë dollarë pagesa për zgjidhjen e kërkesave individuale. Në këtë kuadër, sipas kompanisë, deri të shtunën janë pranuar 105 mijë kërkesa dhe janë bërë më se 52 mijë pagesa.

Kompania thotë se ende është herët të vlerësohet çmimi total final i kompensimeve.

British Petroleum ishte nën presion për ndaljen e rrjedhjes së naftës, e cila ka e ka ndotur bregdetin e pesë shteteve amerikane të Gjirit, prej fundit të prillit, kur rrjedhja filloi.
XS
SM
MD
LG