Ndërlidhjet

Iran: Pezullohet ekzekutimi me gurë i Ashtianit


Zyrtari i drejtësisë në Iran, Malekajdar Sharifi, tha se ekzekutimi i një gruaje të dënuar për tradhti bashkëshortore, tash për tash është pezulluar.

Ai tha se vendimi për shtyrjen e ekzekutimit me gurë të gruas së dënuar, Sakineh Mohammadi Ahtiani, po bëhej për “shkaqe humanitare”.

Sipas zotit Sharif, përkundër protestave nga Perëndimi, e dënuara Ashtiani, ende mund të ballafaqohet me ekzekutim.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, kanë kërkuar ndaljen e ekzekutimit.
XS
SM
MD
LG