Ndërlidhjet

Jeremiç: Gjithçka për bisedime të reja rreth Kosovës



Vuk Jeremiç ka theksuar se të gjitha përpjekjet e Beogradit janë përqëndruar në sigurimin e bisedimeve të reja për statusin e Kosovës, ndonëse “kundër kësaj ideje janë një numër shtetesh jashtëzakonisht të fuqishme”.

Ministri i Jashtëm serb theksoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të japë opinionin e vetë lidhur me pavarësinë e Kosovës “në një të ardhme shumë të afërt”.

“Bazuar në ato që kemi mësuar nga burime të ndryshme kemi arsye për të qenë optimist”, deklaroi Vuk Jeremiç.

Ministri i Jashtëm i Serbisë theksoi se Beogradi shpreson që në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të sigurojë shumicën e vendeve që besojnë se “zgjidhja e kompromisit për Kosovën mund të arrihet vetëm me negociata të reja”.

Komentet e Jeremiçit u bënë për mediat serbe.
XS
SM
MD
LG