Ndërlidhjet

Erdogan: Të demokratizohet Ballkani



Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka nisur një vizitë zyrtare në Serbi.

Erdogan është takuar me homologun e tij serb, Mirko Cvetkoviç. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira, por ka vend për përmirësim, deklaruan të dy kryeministrat. Erdogan theksoi se Ballkani “ka nevojë të demokratizohet” dhe se “asgjë e mirë nuk ka ardhur ndonjëherë nga urrejtja”.

Po sot ministrat e jashtëm të të dy vendeve kanë nënshkruar marrëveshjen që mundëson heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë. Serbia ishte vendi i vetëm në Ballkan, qytetarët e së cilës kishin nevojë për viza në Turqi.

Erdogan, gjatë ditës së djeshme, është takuar me presidentin serb, Boris Tadiç. Tadiç e Erdogan morrën pjesë në ceremonitë përkujtimore të 15 vjetorit të masakrës së Srebrenicës.
XS
SM
MD
LG